Bardhi: 17 deputetë nuk do marrin pjesë nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka thirrur sot një mbledhje me grupin parlamentar, një ditë para se të mblidhet Këshilli Kombëtar që do të votojë për 29 korrikun si dita kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes Bardhi u shpreh se 17 deputetë kanë vendosur që të mos marrin pjesë nesër në mbledhjen e  Këshillit Kombëtar.

“Pas zgjedhjeve të 14 majit menduam se faktorët e rëndësishme brenda nesh do ti shërbenin demokratëve dhe vendit. Një opozitë  e dobët i shërben Edi Ramës. Ne propozuar platformë për ringritjen e PD që i shërben bashkimit dhe jo ndarjes. Një pjesë e kryesisë e rrëzoi duke i hapur rrugë zgjedhjet se kryetarit. Vendimet e marra nuk e zgjidhin situatën që po kalon PD. Grupi parlamentar i bindur se kjo është rruga e gabuar. Por kam detyrimin ti nënshtrohem vullnetit të shumicës”-tha Bardhi.