Një grua nga Podujeva thotë se u sulmua seksualisht nga i afërmi i burrit të saj

Një grua ka raportuar në polici se është keqtrajtuar seksualisht nga një i afërm i burrit të saj në Podujevë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, gruaja ka raportuar se “derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi, në vazhdimësi është keqtrajtuar seksualisht nga një burrë (një i afërm i bashkëshortit)”

I dyshuari është arrestuar dhe rasti është inicuar si sulm seksual.

SULM SEKSUAL/Podujevë. Me 17.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi, në vazhdimësi është keqtrajtuar seksualisht nga (një i afërm i bashkëshortit) i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.