Drejtoresha e Përgjithshme e IOM/ Pope: Politika, një nga arsyet kryesore të emigrimit në Ballkan
Strugë, 15 qershor – Amy E. Pope, Drejtoreshë e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), gjatë pjesëmarrjes në Prespa Forumin për Dialog, tha sot gjatë penal diskutimit në Forumin e Prespës për Dialog se: “Arsyeja e përqindjes së popullatës nga Ballkani që jeton në Evropë dhe lëviz në Evropë nuk janë vetëm paratë, por edhe politikat. Është për shkak të të gjitha aftësive dhe ideve që kanë, vizionit që kanë përpara, gjë që i motivon të shkojnë më tej dhe të ecin”.
Na nevojitet një mënyrë, një korrigjim, mjete, diçka me të cilën do të mund t’i qasemi këtij mjedisi dhe të fillojmë t’u përgjigjemi këtyre sfidave, shtoi mes tjerave Poup, në sesionin e forumit “Menaxhimi i migracionit në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor: solidaritet dhe detyrime të përbashkëta”
“Ajo që shoh tani në Ballkan është se njerëzit jo vetëm kanë njohuri, aftësi dhe motivim për ta bërë këtë, por se do të ketë një hendek shumë të madh që do të ndodhë në të ardhmen. Është pjesë jo vetëm e Ballkanit, por është pjesë e Evropës. Unë do t’u drejtohesha liderëve të cilët do të jepnin një lloj përgjigjeje për pyetje të tilla në mënyrë që vendet të përballen me sfida të tilla. Na nevojitet një mënyrë, një korrigjim, mjete, diçka me të cilën do të mund t’i qasemi këtij mjedisi dhe të fillojmë t’u përgjigjemi këtyre sfidave. E gjitha kjo nuk ka të bëjë vetëm me inovacionin, por edhe për të qenë të përgjegjshëm. Në këtë mënyrë ne kemi një qasje shumë gjithëpërfshirëse në raport me partnerët dhe gjithçka varet nga të dhënat me të cilat do të punojmë. Këto duhet të jenë politika të bazuara dhe të drejtuara nga të dhënat. Atëherë ne të gjithë duhet të krijojmë kolektivisht strategji dhe politika të caktuara që do të jenë një përgjigje e fortë ndaj politikave dhe ngjarjeve të migracionit, tha Pope.
Sipas saj, kur shikojmë komunitetin dhe shoqërinë evropiane në tërësi.
“Në Evropë, popullsia po plaket dhe së shpejti 31 për qind do të jenë mbi 60 vjeç. Po arrijmë shumë shpejt në këtë periudhë, edhe pse po sigurojmë fonde nga taksapaguesit të cilët po pakësohen, ndërsa numri i njerëzve që i përdorin po rritet dhe inteligjenca artificiale nuk është një zgjidhje që mund ta përdorim, edhe pse mund të ndihmojë. Por është shumë më e rëndësishme të zhvillohen aftësi, politika dhe praktika për t’u marrë me këto çështje”, theksoi ajo.
Ajo shtoi se refugjatët nga Afganistani dhe Siria po largohen vetëm me gjërat më të nevojshme që kanë dhe po shkojnë në një rrugë të gjatë që nuk e dinë se ku do të përfundojë, por shpresojnë në mundësi më të mira.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet të dimë se si të përballemi me migrimet, të njohim se çfarë i shtyn njerëzit të hyjnë në migrime, të prekim drejtpërdrejt motivet e tyre, sepse ne me të vërtetë duhet të ofrojmë disa përfitime prej kësaj dhe të shohim se si do ta trajtojmë më tej, ta vendosim në politika dhe të shohim se si do t’i trajtojmë të gjitha gjërat në praktikë”, tha Pope.

