(VIDEO) Skandal, rrëzohet skena duke folur pjesëmarrësi në forumin Prespa, Mirosllav Jença
Strugë, 15 qershor – Një incident ka ndodhur në Forumin e Prespës për dialog. Menjëherë pas fjalimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski video led i vendosur pas skenës ka rënë mbi moderatoren Valbona Zenelli.
E gjithë kjo po ndodhte live dhe siç e shihni, ajo dhe publiku reaguan në panik dhe disa nga të pranishmit e forumit vrapuan për të ndihmuar atë pasiqë ishte zënë e gjitha nga video led-i dhe vetëm këmbët i shiheshin.
Debati u ndërpre përkohësisht. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi menjëherë se ndërprerja e shkurtër e diskutimit të forumit ndodhi për shkak të stuhisë dhe erës së fortë që dëmtoi panelin skenografik, gjë që rezultoi në ndërprerjen e aktiviteteve.
– Incidenti nuk ka sjellë pasoja dhe pas një pauze të shkurtër paneli ka vazhduar me rendin e ditës të planifikuar. Ju njoftojmë se Forumi vazhdon edhe nesër, me dinamikën e pritur; Nesër vijojnë panelet kyçe, ku presim diskutime të frytshme dhe mesazhe të rëndësishme. Ministria e Punëve të Jashtme shfrytëzon rastin për t’u kërkuar falje të gjithë atyre që e ndjekin forumin, këtu në Strugë, apo përmes internetit, thonë ata.

