DASH: Tre policët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar që tre policët e marrë penge nga serbët të lirohen menjëherë dhe pa kushte.

Zëdhënësi i DASH tha para gazetarëve se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të de-përshkallëzuar tensionet.

“Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Serbia pretendon se tre policët janë arrestuar në territorin e tyre, gjë e cila mohohet me forcë nga Prishtina zyrtare, e cila i referohet rastit si pengmarrje.