Shqiptohen 306 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
Shkup, 15 qershor – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.
MPB njofton se në këtë aksion janë sanksionuar 306 shoferë, prej tyre trembëdhejetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një shofer ka qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 173 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 133 shoferë jashtë vendeve të banimit.
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

