Meta: Mbështes plotësisht mesazhet e shprehura sot në Parlamentin Europian nga Vjosa Osmani

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se e mbështet plotësisht mesazhet e shprehura sot në Parlamentin Europian nga Vjosa Osmani.

Ai shton se përkushtimi i Kosovës për demokraci, sundim të ligjit dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe pakicave, është shembull frymëzues në rajon.

Meta: E përshëndes qëndrimin dinjitoz dhe mbështes plotësisht mesazhet shumë të rëndësishme të shprehura sot në Parlamentin Europian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e para kryetare shteti pas shpalljes së Pavarësisë që i adresohet këtij institucioni të lartë evropian. Përkushtimi i Kosovës për demokraci, sundim të ligjit dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe pakicave, si tri shtylla themelore mbi të cilat qëndron Europa e Bashkuar, është shembull frymëzues në rajon.