Gjarpërinjtë “sulmojnë” qendrën e Shkupit, shumë qytetarë po ecin me shkopinj për t’u mbrojtur prej tyre (Video)
Shkup 14 qershor – Qytetarët e Shkupit gjatë kohë përballen me rrezikun e qenve endacakë. Ka qindra e qindra raste kur burra, gra, fëmijë, pleq, janë sulmuar dhe traumatizuar nga qenët endacakë në lagje të ndryshme të Shkupit, sa që shumë prej tyre në orët e hershme të mëngjesit dhe natën kur ka më pak lëvizje, janë të detyruar të lëvizin me shkopinj në dorë për t’u mbrojtur prej tyre, shkruan zhurnal.mk.
Një problem i ri tani paraqet numri i shtuar i gjarpinjve në të gjitha pjesët e Shkupit.
Institucuionet kompetente konfirmojnë se është shtuar numri i qytetarëve që paraqesin raste tek ta, por fajin për këtë dukuri ua lënë kushteve atmosferike, gjithashtu duke premtuar se do të ndërmarrin “masat e nevojshme”.
Por shumë qytetarë janë ankuar në redaksinë e agjencisë “Zhurnal” se përkundër premtimeve, nuk po ndërmerret asgjë lidhur me këtë problem. Ata kanë dërguar edhe video nga pjesa më qendrore e Shkupit, duke “luftuar” me gjarpërinjtë, siç është video në vazhdim.//zhurnal.mk

