Eriselda Sefa betohet si kryetare bashkie, Balla: Besimi i dhënë më 14 maj do të thotë më shumë punë e zhvillim për Lushnjen
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla mori pjese në ceremoninë e betimit të kryetares së bashkisë Lushnje Eriselda Sefa dhe konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak.
Balla është shprehur se besimin e dhënë më 14 maj duhet ta përkthejmë në punë konkrete dhe më tepër zhvillim.
“Konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak dhe betimi i Kryetares së Bashkisë Eriselda Sefa, të zgjedhur me votën e popullit të mrekullueshëm të kësaj bashkie më 14 maj.
Tani na duhet të justifikojmë besimin e dhënë dhe të çojmë përpara zhvillimin e Lushnjes në të gjitha drejtimet”.

