Milani tenton transferimin e anglezit Reiss Nelson
Milani është duke kërkuar një sulmues për krahun e djathtë për sezonin e ri.
Disa emra janë në listën e Rossonerëve, por duket se prioritet është transferimi i anglezit Reiss Nelson.
Nelson u rikthye te Arsenali pas një huazimi te Feyenoord dhe nuk pati shumë hapësira, por në ndeshjet e fundit ku luajti ai bëri mirë duke shënuar tre gola e duke asistuar në dy të tjerë.
23-vjeçarit i ka skaduar kontrata me Arsenalin dhe ai më 30 qershor mbetet një futbollist i lirë.

Por vet anglezi ka gjetur marrëveshje për kontratën e re me Topçinjtë edhe pse ende nuk është nënshkruar ajo dhe Milani po tenton ta transferojë Nelsonin në San Siro.
Sulmuesi anësorë ka kontratën e re në tavolinë me Arsenalin, por ai ka kërkuar kohë për t’i vlerësuar të gjitha ofertat, pasi edhe Aston Villa, West Ham United, Brighton dhe Fulham kanë shprehur interesim për të.

