Vrasja e 19-vjeçarit Stiven Toshkëzi, djali i grabitësit famëkeq mohon përfshirjen në krim

Arbër Murataj, djali i Admir Muratajt është shoqëruar pak ditë më parë në Policinë e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e 19 vjeçarit Stiven Toshkëzi.

Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka qenë present në momentin e sherrit.

Pasi është marrë në pyetje, Arbër Murataj është lënë sërish i lirë dhe deklarimet e tij janë referuar në prokurori për vlerësim.

Sipas burimeve, lënia e tij e lirë është bërë pasi ka rezultuar se më 19 prill kur ndodhi vrasja, ai nuk ishte i pranishëm.