Meta: Berlusconi ka forcuar marrëdhëniet Shqipëri – Itali
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është shprehur i trishtuar për vdekjen e ish-presidentit italian, Silvio Berlusconi.
Në një postim në Facebook, Meta ka shkruar se Berlusconi ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera Shqipëri – Itali.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe popullin italian për këtë humbje të madhe!”, ka shkruar Meta.

