Molliqaj përkrah komunitetin LGBT: Dashuria duhet të mbrohet

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj mbështet komunitetin LGBTQI+. Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se ka thënë se qëndrojnë në solidaritet dhe mbështetje të këtij komuniteti.

Molliqaj ka thënë se beteja për gjithë përfshirje në shoqëri, pavarësisht identitetit gjinor e orientimit seksual, është garanci për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

“Mesazhi është i qartë; dashuria duhet të mbrohet me çdo kusht. Ajo ka nevojë të shprehet në formën e saj më universale, dashuri për tjetrin bash ashtu qysh është. Ne qëndrojmë në solidaritet dhe mbështetje të komunitetit LGBTQI+. Beteja për gjithëpërfshirje në shoqëri, pavarësisht identitetit gjinor e orientimit seksual, është garanci për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.