Mat/ Makina del nga rruga dhe bie në greminë, plagosen dy turistët francezë

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Mat. Mësohet se një makinë ku udhëtonin shtetas të huaj ka dalë nga rruga duke përfunduar rreth 50 metra në një greminë.

Sipas informacioneve, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy turistë francezë të cilët janë transportuar  në spital.

Deri më tani ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit.