Arrestohet një hajdut, zbardhen dy vjedhje të rënda, parashtrohet kallëzim penal

Shkup, 1 qershor – Departamenti për Punë Kriminalistike në NJPB Karposh ka paraqitur kallëzim penal kundër A.L.(23) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 i Kodit Penal.

“Njëherësh, më 29.05.2023  me përdorim të forcës  dhe mjete ka hyrë në parking në rr.  “Skupi”   dhe ka marrë disa sende, ndërsa më 09.04.2023 në të njëjtën mënyrë ka hyrë në parkingun e personit juridik në Shkup, prej nga ka marrë më shumë sende”, kumtuan nga MPB-ja.  

 Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, dje ai është privuar nga liria dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare në Stacionin e  Policisë Karposh. Gjërat e vjedhura janë gjetur dhe u janë  kthyer pronarëve.