Dyshohet se kishin naftë kontrabandë nga Libia, ndalohen 3 peshkarexha ne Durrës

Tre peshkarezha me naftë kontrabandë janë kapur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se dy prej tyre ishin me flamuj të huaj, teksa një tjetër mbante flamurin shqiptar. Sasia e madhe e naftës kontrabandë dyshohet se vinte nga Libia, teksa pritet ende një informacion zyrtar nga policia. Kujtojmë që disa muaj më parë u kapën rreth 62 mijë litra naftë kontrabandë në Libia, po në Durrës, duke çuar në arrestimin e 13 personave, 10 prej tyre shtetas të huaj.