Arsovska decide se nuk jep dorëheqje, akuzon VMRO dhe LSDM për kaosin në Qytetin e Shkupit

Shkup, 31 maj – Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska akuzoi se VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë bashkuar forcat për të bllokuar programin e saj. Në Top Tema, Arsovska po ashtu tha se arsyeja për këtë është se çdo kryeministër, ministër dhe kryetar komune u shet qytetarëve populizëm që nga pavarësia e shtetit.

Është shumë e vështirë kur ke dy parti më të mëdha politike në Maqedoni, të cilat kanë vetëm një armik të përbashkët në këtë moment. Mendimi im personal është se ata janë duke u fokusuar në krijimin e kaosit në të gjithë qytetin e Shkupit dhe të mos votojnë projektet sepse duan ta defokusojnë opinionin nga problemet reale në vend dhe kështu e ndryshojnë Kushtetutën bashkërisht, por një temë tjetër. Kjo temë është, nëse duan ta realizojnë, duhet ta votojnë në atë këshill, dhe të gjitha ato projekte që ua kam premtuar qytetarëve do t’i realizoj me njohuritë dhe mundësitë e mia, tha Arsovska.

Ajo është e vendosur që në asnjë rrethanë nuk do të japë dorëheqjen dhe se do të luftojë deri në fund, sepse kishte të drejtë.

Ndonëse e pyetur disa herë, ajo nuk ka dashur të tregojë se si u prish kaq shpejt bashkëpunimi me VMRO-DPMNE-në. Pasi e mbështetën në zgjedhjet lokale, Arsovska akuzoi partinë më të madhe opozitare se drejtorët e saj janë “kapur në flagrancë”, ndërsa kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, e quajti atë “raketa numër një” në Maqedoni.

Sipas Arsovska, projekti me termocentralin është në vazhdim e sipër, ndërsa Banka Evropiane për Investime dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nuk i kanë ndërprerë aktivitetet. Këmbëngul se është një gënjeshtër që dikush e ka përhapur qëllimisht në publik.

Për urën e djegur “Belasica” është duke u bërë një procedurë dhe para se të përfundojë qyteti i Shkupit nuk do ta vërë në shfrytëzim, pohon kryetarja Arsovska. Ajo akuzoi se disa nga opinioni pabazë kishin pritur që ajo të vihej në përdorim për 15 ditë, por ajo këmbëngul se kur të përfundojë procedura dhe kur të konstatohet se është e sigurt, ura do të vihet në përdorim pas riparimeve të vogla.