Pence do të kandidojë për president të SHBA

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, republikani Mike Pence, i cili shkaktoi zemërimin e Donald Trumpit duke refuzuar të mbështesë përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, do të hyjë në garën presidenciale të vitit 2024 kundër ish-shefit të tij më 7 qershor, thanë dy burime të njohura me situatën reuters.

Pence do të nisë fushatën me një video dhe një fjalim në shtetin e Iowas, thanë burimet.

Një konservator social i vendosur që qëndroi pranë Trumpit gjatë gjithë kohës në zyrën e tij, Pence është distancuar gjithnjë e më shumë nga ish-presidenti republikan që nga humbja e zgjedhjeve, duke thënë se inkurajimi i rebelëve për të sulmuar Kongresin amerikan më 6 janar të vitit 2021, rrezikohet ai dhe familja e tij.