A do të zgjerohet BE-ja?

Shkup, 31 maj – Çështja e zgjerimit të BE-së është çështje delikate dhe që në mënyrë të drejtpërdrejt lidhet me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Gjashtë vendet e rajonit janë të interesuara dhe bëjnë përpjekje të vazhdueshme për integrim sa më parë në Bashkimin Evropian. Por, nuk mjafton vetëm dëshira duhet plotësuar edhe kriteret e domosdoshme për të bërë anëtarë të familjes evropiane, shumica prej këtyre shteteve e kanë të vështirë t’i plotësojnë kriteret e kërkuara. Mes tjerash, edhe në rast të plotësimit të të gjitha kritereve të nevojshme nuk është i garantuar integrimi e anëtarësimi, pasi gjithçka varet edhe si qëndron çështja e politikave të BE-së me zgjerimin. BE-ja do ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Por ka pengesa të mëdha si reformat e ngadalta, armiqësitë e vjetra mes vendeve fqinjëve që vështirë të tejkalohen. Javën që lamë pas ministrat e Jashtëm të BE-së në takimin në Bruksel ftuan edhe gjashtë homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor për një drekë jozyrtare. Tema ishte e njëjta si gjithmonë se si mund të përshpejtohen bisedimet e anëtarësimit, që zgjasin prej vitesh e me disa vende madje prej dekadash?, shkruan Zhurnal.

BE-ja duhet të zgjerohet, vendet e Ballkanit kanë nevojë më shumë se kurrë të anëtarësohen –

BE-ja do ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Por ka pengesa të mëdha si reformat e ngadalta, armiqësitë e vjetra dhe BE-ja dorëmbledhur. Ministrat e Jashtëm të BE-së në takimin në Bruksel ftuan edhe gjashtë homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor për një drekë jozyrtare. Tema është e njëjta si gjithmonë se si mund të përshpejtohen bisedimet e anëtarësimit, që zgjasin prej vitesh e me disa vende madje prej dekadash?

Dreka e së hënës së kaluar po ashtu u zhvillua nën këtë moto dhe ishte e rëndësishme për një vlerësim serioz të situatës veçanërisht në sfondin e samitit të BE-së me vendet kandidate për anëtarësim dhe fqinjët e tyre, që javën e ardhshme në Moldavi. “Ndoshta ne duhet ta bëjmë edhe më shpesh këtë”, tha i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell, por njëkohësish edhe duke tërhequr vëmendjen veçanërisht ndaj Serbisë dhe Kosovës.

Qendrimi pro-rus e përjashton anëtarësimin e Serbisë në BE –

Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Dacic, Borrell i theksoi, se marrëdhëniet e ngushta me Rusinë nuk përshtaten më me anëtarësimin në BE. Rusia, që zhvillon luftë kundër Ukrainës, do të përballet me sanksione më të ashpra nga BE-ja, që nuk do të pranohen nga Serbia. “Ju dëmtoni interesat tuaja kombëtare, por qëndrimi nuk është në përputhje me procesin e zgjerimit”, tërhoqi vëmendjen Josep Borrell. “Marrëdhëniet e ngushta me Rusinë nuk shkojnë më, e kjo nuk vlen vetëm për Serbinë.”

Me Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut BE-ja po zhvillon bisedimet e anëtarësimit. Bosnjë-Hercegovina është kandidate për bisedime, por ende konsiderohet si jo e qëndrueshme. Kosova ende nuk është njohur as prej Serbisë dhe as prej pesë vendeve anëtare të BE-së, ndaj është vetëm një kandidate e mundshme për anëtarësim, edhe pse në fund të vitit të kaluar ka aplikuar zyrtarisht për të marrë statusin shtet kandidat për BE. Për disa prej jush do të ketë “vendime strategjike” të BE-së, deklaroi Josep Borrell, por jo për ata që pranojnë politikën ruse të agresionit.

Kjo mund të krijonte një lloj zilie apo qëndrim konkurrues tek vendet në procesin e anëtarësimit. Komisioni i BE-së në raportin e progresit vlerëson përparimet e jashtëzakonshme që kanë arritur Ukraina dhe Moldavia në luftën kundër korrupsionit dhe reformat e shtetit ligjor. Në Ballkan duket se të gjitha kanë zgjatur shumë më tepër. “Ukraina po avancon, të tjerët duhet të ndjekin këtë shteg dhe të shfrytëzojnë shansin”, theksoi i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Borell.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në fjalën e tij përpara Parlamentit Evropian në Strasburg në fillim të majit bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. Nuk mund të pranohet që një proces i tillë të zgjasë 20 vjet. Kjo ka të bëjë edhe me besueshmërinë ndaj premtimeve të BE-së, sipas tij. Po ashtu kancelari theksoi, se BE vet duhet të reformohet për të qenë e aftë të përballojë zgjerimin.

Maqedonia e Veriut është e interesuar dhe ka nevojë për anëtarësim në BE sa më parë –

Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, është pozicionuar në drejtim të anëtarësimit në BE si veprim strategjik i domosdoshëm për zhvillim të shtetit.  Pra, rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian ka filluar menjëherë pas pavarësimit, ndërsa zyrtarisht më 17 dhjetor të vitit 2005 Këshilli Evropës vendosi që Republikës së Maqedonisë, atëherë, ndërsa sot RMV-së, statusit shtet kandidat për anëtarësim në BE. Më 17 dhjetor të po këtij viti, 2023, RMV mbush plot 18 vite po me të njëjtin status vetëm shtet kandidat, pa marrë datën për fillim të negociatave.

Por, a është i nevojshëm ose i mjaftueshëm vetëm aplikimi e interesi i një shteti për t’u anëtarësuar në BE?, sigurisht se jo. Bëhet fjalë për disa kushte që duhet plotësuar secili shtet i interesuar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Mirëpo për çfarë kushtesh bëhet fjalë, flitet për kushte që janë vështirë për t’u plotësuar apo mungesë e seriozitet të shteteve kandidate në përgjithësi, e në veçanti të shtetit tonë?, janë çështje të diskutueshme.

Kujtojmë që, Maqedonia e Veriut ka hapur diskutimin për marrjen e një date për fillim të negociatave me BE-në në qershor të vitit të kaluar, pas arritjes të një marrëveshjeje përfundimtare me Bullgarinë, i njohur si propozimi francez. Por, për të hapur negociatat përfundimisht Maqedonia e veriut është e kushtëzuar për të bërë ndryshime kushtetuese dhe për të futur bullgarët si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit. /Zhurnal.mk