Konflikti Izrael-Palestinë/ 30 të vdekur në shkëmbimin e raketave midis vendeve
Sulmet mes Palestinës dhe Izraelit, prej 3 ditësh tashmë kanë shkaktuar të paktën 29 viktima në Rripin e Gazës dhe një të vrarë në Izrael, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtare për t’i dhënë fund armiqësive. Protothema raporton se ushtria izraelite njoftoi pak para mesnatës se po vazhdonte të godiste “shënjestrat”, anëtarë të grupit radikal, pasi vrau pesë anëtarë të grupit në 72 orë në bastisje në të cilën humbën jetën edhe fëmijë.
Bashkimi Europian bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake izraelite në Gaza dhe raketa kundër Izraelit, të cilat janë të papranueshme”. Shtetet e Bashkuara kërkuan që të gjitha palët “të marrin masa për të siguruar që të shmangen vdekjet e civilëve” dhe “të zbutin dhunën”. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përsëriti se po shikon me “shqetësim të madh përshkallëzimin e rrezikshëm” të dhunës.

