Tërmeti shkund vendin, ja epiqendra dhe vendi

Strugë, 31 maj – Një termet prej 3.1 shkallë ka shkund sot rajonin e Strugës.

Tërmeti ka ndodhur para pak minutash dhe është dëgjuar edhe në Shqipëri.

Nga observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup bëjnë të ditur se tërmeti ka ndodhur në orën 10:14 minuta.

Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë, gjegjësisht nga popullata e Resnjës, Strugës dhe Vevçanit.