Gjetën një gjarpër të ngordhur në ushqim, 100 fëmijë përfundojnë me urgjencë në spital
Të paktën 110 nxënës në shtetin lindor të Indisë, Bihar, përfunduan në spital pasi hëngrën ushqim nga një tenxhere që kishte një gjarpër të ngordhur në të.
Fëmijët u dërguan me urgjencë në një spital lokal pasi disa filluan të vjellin dhe të kishin shqetësime. Mësohet se disa nga studentët kanë rënë pa ndjenja. Shumë njerëz filluan të protestonin për mungesën e kontrolleve higjienike.
“Një gjarpër me përmasa rreth 20 cm u gjet në ushqimin që iu dha fëmijëve në mëngjes. Deri në atë kohë, ushqimi u ishte shpërndarë 18 studentëve ndërsa 98 të tjerë ishin në radhë”, tha magjistrati i qarkut Inayat Khan për The Telegraph.

