MMJPH: THIRRJE PUBLIKE për regjistrimin e shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve që operojnë në fushën e mjedisit
Shkup, 30 maj – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se është në proces të krijimit të Regjistrit të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut që punojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës, në të cilin do të klasifikohen sipas fushave me interes prioritar. Në këtë mënyrë MMJPH përmirëson komunikimin me sektorin joqeveritar dhe pret bashkëpunim më efektiv. Për t’u regjistruar, shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet e interesuara duhet të plotësojnë Formularin e Regjistrimit, i cili është i disponueshëm në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

