Plagosën me armë 24-vjeçarin, shpallen në kërkim 4 të rinj në Kuçovë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në qytetin e Kuçovës.

Pas një konflikti të çastit është qëlluar në drejtim të 24-vjeçarit D.G., i cili është transportuar drejt spitalit rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme.

Të përfshirë në ngjarje kanë qenë 4 të rinj të cilët janë shpallur në kërkim, L.S., 22 vjeç, A.Th., 22 vjeç, V.P., 23 vjeç, dhe A.T., 23 vjeç, të katërt banues në Kuçovë.

Njoftimi i policisë:

“Kuçovë/Plagosën me armë zjarri një shtetas, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët e dyshuar. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.

Rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spital, i plagosur me armë zjarri, shtetasi D.G., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.