Dejvid Gir: Të përshpejtohen reformat dhe të çmitizohet procesi i ndryshimeve kushtetuese
Krushevë, 26 maj – Procesi i reformave dhe zbatimi i tyre duhet të lëvizë shumë shpejt. Dinamika e zbatimit të reformave nuk është kaq e shpejtë, siç do të dëshironim ne. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, gjëja e parë që duhet të bëhet është që të çmitizohet i gjithë ky proces. Me vetë ecjen përpara, vendi juaj nuk e humb identitetin, nuk e humb gjuhën, as historinë, deklaroi euroambasadori Dejvid Gir gjatë vizitës së sotme në Krushevë.
“Në pyetjen e gazetarëve për provesin e reformave dhe për procesin e ndryshimeve kushtetuese, euroambasadori Gir tha se jetojnë në një moment të shkëlqyer në historinë e mbarë botës, për shkak të luftës që po ndodh në Ukrainë, e cila në të vërtetë do të thotë përforcim i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Vendi, sipas tij, ka mundësi të madh dhe mundësia që ofrohet nuk duhet të lëshohet.
“Nëse vendi dëshiron të anëtarësohet në BE, ai proces i reformave duhet të ecë shumë shpejt, që do të thotë se reformat që janë para së gjithash në interes të qytetarëve dhe, natyrisht, në interes të përfitimeve që ka vetë vendi dhe qytetarët. do të ndjehen kur të bëhen anëtare të BE-së. Dinamika e zbatimit të atyre reformave nuk është aq e shpejtë sa do të donim. Ai vrull reformash duhet të jetë shumë i shpejtë, shumë më dinamik dhe procesi i reformës kërkon që të gjitha palët e interesuara në vend, përfshirë të gjitha partitë politike, të ulen së bashku dhe të bien dakord se është një prioritet kryesor për vendin që të anëtarësohet sa më shpejt që të jetë e mundur në BE”, tha ambasadori evropian Gir.
Sa i përket ndryhsimeve kushtetuese, e para që duhet bërë është që të çmitizohet i gjithë ai proces. Në të vërtetë, thotë Gir, me vetë ecjen përpara, vendi nuk e humb identitetin, nuk e humb gjuhën, as historinë.
Sipas euroambasadorit, RMV ka mundësi të madhe dhe ajo nuk duhet të lëshohet.
“Përkundrazi, vendi duhet të ecë përpara drejt BE-së sa më shpejt që është e mundur, sepse ky është qëllimi që është realist dhe i arritshëm”, tha Gir, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë qëndrimit të sotëm në Krushevë.

