Shtrenjtohen benzinat, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë

Shkup, 26 maj – Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata do të rriten për 2,00 denarë për litër, ndërsa çmimet e EURODIZEL (D-E V), Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1)  dhe e Mazutit M – 1 NS mbeten të pandryshuara, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit. 

Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 80,50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 82,50 denarë për litër.