Petrovska- Rile: Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë aleat i përkushtuar në Aleancë
Shkup, 26 maj – Për ne si aleat të NATO-s me rëndësi të jashtëzakonshme është fakti që Aleanca është e bashkuar dhe flet njëzëri mbi nevojën e kthimit të paqes dhe stabilitetit në kontinent dhe vetëm nëse jemi të bashkuar mund të gjejmë zgjidhje për të gjitha sfidat e sigurisë. Prandaj pa asnjë rezervë e përkrahëm anëtarësimin e aleatit tonë më të ri Finlandës në Aleancë, siç i japim mbështetje të plotë anëtarësimit të Suedisë në NATO, ka thënë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në takimin e sotëm me shefin e Shtabit të forcave aleate për operacione, admiralin Joakim Rile i cili gjendet për vizitë zyrtare në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministrja Petrovska në takim ka thënë se Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë aleate e përkushtuar në Aleancë e cila kontribuon në forcimin e sigurisë kolektive.
Ajo shton se pozicioni i Maqedonisë së Veriut lidhur me luftën në Ukrainë është më se e qartë – ne e kemi dënuar agresionin rus që në fillim dhe e mbështetëm Ukrainën me më shumë donacione në pajisje ushtarake, sepse ky shtet i pavarur dhe sovran ka të drejtë të mbrohet.
Ministrja ka informuar edhe për rritjen e buxhetit në mbrojtje, proceset e modernizimit të Armatës si dhe zhvillimin e ndërveprimit të pjesëtarëve të armatës me pjesëtarët e ushtrive aleate.

Admirali Reli në takimin me gjeneralin Gjurçinovski kanë biseduar për aktivitetet nën kompetenca të Komandës aleate operative (ACO) dhe pjesëmarrjen e personelit tonë në komandën. Njëkohësisht u diskutua edhe pjesëmarrja jonë në operacionet dhe stërvitjet e NATO-s, përfshirë stërvitjen “Përgjigje e shpejtë 23” e cila këtë periudhë po zhvillohet në “Krivollak”, njofton Shtatmadhoria.
Para delegacionit të Komandës supreme të forcave aleate të NATO-s për operacione, krahas prezantimit të transformimit të formacionit dhe aktiviteteve për pajisjen dhe arritjen e qëllimeve të caktuara, është biseduar edhe për operacionet ndërkombëtare dhe projektet e planifikuara për zhvillimin e terrenit ushtarak në Krivollak si dhe kapacitetet nacionale të NATO-s.
Më pas gjenerali Gjurçinovski theksoi rëndësinë e vazhdimit të pjesëmarrjes në të gjitha stërvitjet dhe aktivitetet e rëndësishme të NATO-s, si dhe kontributin tonë në operacionet e NATO-s me të cilat kemi mundësi të prezantojmë kapacitetin dhe gatishmërinë tonë për të kryer çdo lloj aktiviteti, njofton Shtatmadhoria.

Admirali Rile ka theksuar se aktivitetet e deritanishme nga ana jonë janë tregues i kahes së duhur për realizimin e plotë të aftësive dhe kërkesave duke theksuar madje rëndësinë e ndërveprueshmërisë në të gjitha sferat e mbrojtjes.
Gjatë ditës admirali Rile do të vizitojë edhe Komandën e operacioneve ku pas takimit me komandantin, gjeneral brigade Besnik Emini do ta vizitojë skuadriljen për stërvitje të pilotëve në kuadër të aviacionit WING.

