Supe me perime
Një supë e shëndetshme dhe shumë e shijshme
Përbërësit
- 1.5l Leng mishi ose uje.
- 2-3 kokrra patate.
- 3-4 Karrota mesatare.
- 100gr Kungulleshe.
- 1/2 gote bizele kokerr.
- 8 Mashurka.
- selino.
- 1 filxhan kafeje vaj ulliri.
- 1 kokerr qepe.
- 2-3 kokrra domate.
- gjysme luge,krip,piper, majdanoz,dafine.
Udhëzimet
- Patatet ,karrotat,kungulleshkat,selinoja dhe mashurkat e njoma pastrohen e priten ne copa kubike mesatare.
- Vec pastrohen bizelet e njoma kokerr.
- Ne tenxhere me vaijin e ullirit skuqet qepa,shtohen karrotat,kungulleshkat,selinoja.
- Pas skuqjes shtohen domatet e fresketa te grira holle ose pak salce.
- Ne perimet e skuqura hidhet leng mishi ose uje i valuar dhe marrin valen,shtohen zarzavatete tjera si pas kohes se zierjes, ne fillim mashurkat e bizelet pastaj patatet .
- Supa lihet te zihet 15-20 min dhe rregullohet me kripe,piper, flete dafine , majdanoz te grire holle.
- Ne rast se bizelet e mashurkat nuk jane shume te njoma ato me pare duhet te zihen ne uje te valuar per disa minuta e pastaj ti hidhen supes.

