Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian në Presidencë, takohet me Osmanin

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi, raporton Ekonomia Online.

Takimi është duke u mbajtur në zyrën e presidentes dhe pas takimit është paralajmëruar se Osmani dhe Varhleyi do të mbajnë një konferencë për medie.

Gjatë ditës Varhleyi do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.