Mashtroi klienten/ Mori paratë dhe nuk bëri punën, arrestohet avokati në Elbasan

Policia ka zbardhur një tjetër rast mashtrimi me qëllim përfitimin e parave.

Raportohet se një avokat është vënë në pranga pasi ndonëse ka marrë paratë nga klientja nuk ka kryer asnjë veprim juridik.

Klientja kishte paguar 51-vjeçarin për ndjekjen e dy çështjeve ligjore, divorc dhe pronësi, por avokati nuk ka ofruar shërbimin.

Policia bën me dije se 51-vjeçari ka marrë 4200 euro për dy çështjet ligjore, të cilat nuk i ka ndjekur.