MPB: 137 kundërvajtje në komunikacion në Shkup, 40 për vozitje të shpejtë
Shkup, 25 maj – Sektori për punë të brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet në komunikacion ku në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 masa, mes të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 40 sanksione, 22 masa për vozitje pa patentë shoferi, 12 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Janë shqiptuar tetë masa për përdorim të celularit gjatë vozitjes, gjashtë masa për shofer fillestar, dy sanksione për kalim në semafor të kuq…
Nga MPB-ja informojnë se kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

