Dje janë shqiptuar 234 sanksione për vozitje të shpejtë

Shkup, 23 maj – Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme kreu kontroll të përforcuar aksioni në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve të cilët lëvizin me shpejtësi mbi të lejuarën, me ç’rast janë sanksionuar 234 shoferë.

Prej tyre katër automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë nga e lejuara. Më pas 140 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 94 jashtë vendbanimit. Kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim, kumtoi MPB.