Pendarovski në Bruksel në takime me kryeministrin De Kro dhe mbretin Filip
Bruksel, 23 maj – Presidenti Stevo Pendarovski, i cili po qëndron për vizitë në Belgjikë sot në Bruksel do të ketë takime me kryeministrin Aleksandar De Kro dhe me mbretin Filip.
Vizitën do ta rrumbullakësojë me vizitën në Senatin belg, ku do të takohet me presidenten Stefani D’Os, ndërsa paraprakisht do të ketë takim edhe me me kryetaren e Dhomës së përfaqësuesve të Parlamentit belg, Elian Tiljie.
Pendarovski së bashku me ministrin e EKonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e ZZHTI-së, Jovan Despotovski sot do të marrë pjesë edhe në forumin e biznesit, në të cilin para kompanive belge do të prezantohen mundësitë për investime.
Dje, Pendarovski së bashku me Bekteshin dhe Depostovskin foli edhe në forumin e biznesit në Antverpen, ku theksoi se Belgjika është partnere e rëndësishme politike dhe ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe një prej shteteve të para e cila i ka parë mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut. Theksoi se mes tyre ekziston një rrjet i vendosur i kontakteve mes bizneseve dhe institucioneve adekuate, linja ajrore mes Shkupit dhe Brukselit dhe se në Belgjikë jeton dhe punon diaspora e Maqedonisë së Veirut, e cila mund të jetë kyçe për ndërlidhje të njerëzve mes dy vendeve.

