Fillon projekti “Gratë bletare si shtytëse të ndryshimeve pozitive në Maqedoninë e Veriut”

Kumanovë, 23 maj – Projekti “Gratë bletare si shtytëse të ndryshimeve pozitive në Maqedoninë e Veriut”, do të promovohet  sot në orën 10:30 në Shtëpinë e Zejtarëve në Kumanovë. Siç informuan nga Qendra për zhvillim të rajonit planor verilindor Kumanovë, në promovimin e projektit trevjeçar, të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë do të marrin pjesë kryetarë komunash, përfaqësues të institucioneve arsimore, të organizatave nga fusha e bujqësisë dhe bletarisë, njësi rajonale të ministrive, qytetarë, bletarë.

ADRA Slloveni është kontraktor kryesor i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, ndërsa ADRA Maqedoni është partner lokal për zbatim. Projekti ka për qëllim t’i përforcojë familjet bletare në fushën e bletarisë organike me theks të përfshirjes së grave dhe të rinjve nga mjediset rurale ku dominon bujqësia si industri në rajonin Verilindor dhe të Vardarit të Maqedonisë së Veriut të cilat janë me shkallë të lartë të shpërnguljes në qytete.

Како што предвидува европското законодавство успешните граѓански петиции мораат да бидат разгледани од страна на Европската Комисија. Иницијаторите на петицијата за земјоделство кое ги негува

Me projektin pritet të përfshihen 50 gra bletare, nga të dy rajonet që janë trajnuar të ekonomizojnë në fushën e bletarisë organike, të edukohen për marketing dhe shitje të mjaltit, të vendosen 25 bletore rezistente në kushtet ekstreme të motit. Nëpërmjet projektit do të krijohet një park shkencor i bletëve të mjaltit për herë të parë i llojit të tillë në Ballkanin Perëndimor për qëllime edukative dhe promovim të sipërmarrësisë së grave në fushën e bletarisë organike.

Në ngjarje do të mbajnë fjalim përfaqësuesit e ADRA-s, kryetarë komunash nga të dy rajonet dhe bletarë.