BE: Draft-statuti pikënisje për Asociacionin, Kroacia ofron modelin e saj

Nga BE thuhet, se draft-statuti për Asociacionin i prezantuar nga ekipi menaxhues nuk është final, por pikënisje e rëndësishme. Nga ana e tij Kurti prezantoi draft-vizionin e tij. Dy draft-statute e asnjë zgjidhje?

Në një debat për Kosovën, të mbajtur të martën (09.05.) në Parlamentin Evropian ka qenë i pranishëm edhe Komisioneri Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi. Për të draft-statuti i ekipit menaxhues të Kosovës, duhet të jetë pikënisje në diskutimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Asociacioni sipas draft-statutit i cili u prezantua me 2 maj në Bruksel, do të jetë një “formë e veçantë organizimi, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave”, ka thënë Varhelyi.