Grubi ndjek nga afër përfundimin e ndërtimit të Poliklinikës në Saraj
Shkup, 20 maj – Sot, Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi ka qëndruar në Saraj për të parë nga afër përfundimin e punimeve për ndërtesën e Poliklinikës.
Pas përfundimit të projektit të ndërtimit të poliklinikës në Saraj, me asfaltimin e rrugës rreth objektit përfunduan edhe punët shtesë nga aneks kontrata e që nuk ishin paraparë në projektin bazë.
Javën para nesh, objekti i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa edhe pajisjet janë të siguruara tashmë.

