Para mbërritjes në Podgoricë në inaugurimin e Milatoviqit, Bajram Begaj ndalet për kafe në Tuz
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do ta marrë pjesë sot në inaugurimin e homologut malazez Jakov Milatoviq.
Mirëpo, para mbërritjes në Podgoricë, Begaj është ndalur për kafe në qytetin shqiptar Tuz. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.
“Një kafe mes vëllezërish në Tuz”, ka shkruar Begaj në Facebook, krahas disa fotografive.
Kujtojmë se në inaugurimin e Milatoviqit do të marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

