Paneli: “Ardhmëria e zgjerimit të BE-së – Cilat janë përfitimet për Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimin Evropian?”
Shkup, 18 maj – Fondacioni Konrad Adenauer, Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra për Studime Evropiane Vilfried Martens nga Brukseli organizojnë panel diskutim me temën „E ardhmja e zgjerimit të BE-së – Cilat janë përfitimet për Maqedoninë e Veriut dhe Bashkimin Evropian?”.
Në panelin diskutimin, siç paralajmërojnë organizatorët, pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë politikë nga vendi, përfaqësues të trupit diplomatik, komunitetit akademik, studentë dhe palë të tjera relevante.
Në diskutim, sipas paralajmërimeve, do të mbajnë fjalim presidenti Stevo Pendarovski, euroambasadori Dejvid Gir, ambasadorja suedeze Ami Larson Xhain, kryetarja e partisë Liberal demokratike Monika Zajkova, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryetari i komunës Aerodrom.
Ngjarjen do ta hapin Mileva Gjurovska, Kryetare e Lëvizjes evropiane, Danier Braun, përfaqësues zyrtar në Fondacionin Konrad Adenauer dhe Katerina Jakimovska, koordinator i lartë për ngjarje në Qendrën për Studime Evropiane Vilfrid Martens.
Në pjesën e dytë të ngjarjes do të organizohet Klubi Rinor në kuadër të të cilit do të zhvillohet një konkurs oratorik me temë: “Unë po flas me Europën”, me pjesëmarrjen e studentëve nga universitetet më të mëdha në vend, një debat për të rinjtë me temën “Unë po flas me Evropën për të ardhmen time evropiane” “; si dhe kuiz i njohurive për BE-në në të cilin do të marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Shkupit.
Në kuadër të kësaj ngjarje do të ndahet edhe Pllaka për Personin Evropian të vitit.

