Sanksione për 192 shoferë për vozitje të shpejtë
Shkup, 17 maj – Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer kontroll të intensifikuar aksioni në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 192 shoferë. Prej tyre gjashtë automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 132 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 60 jashtë vendbanimit.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. MPB apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

