Prokuroria: Dy trupat me pagë nga armë zjarri në Demir Kapi janë dorëzuar për autopsi

Prokuroria Themelore publike në Kavadar ka kryer hetim në vendin e ngjarjes, trupat e dy personave të vdekur janë dorëzuar për obduksion. Janë mbledhur gjurmë dhe prova që do të jenë lëndë e ekspertizës. Nga të dhënat e para mësohet se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje. Kështu sot pasdite kanë thënë për MIA-në nga Prokuroria.  

Më herët, MPB-ja informoi për MIA-n se i moshuari nga Demir Kapia paraprakisht e ka denoncuar fqinjin e ri për zhurmë nga lartë, sot të dytë janë gjetur me plagë me armë zjarri. Këtë e kanë thënë nga MPB-ja në pyetjen e MIA-s, lidhur me vrasjen dhe vetëvrasjen në Demir Kapi.  

“Denoncimi i fundit është më 19 janar të këtij viti. Më i moshuari e ka raportuar më të riun, me ankesë për trokitje. Marrëdhëniet e prishura fqinjësore, pa asnjë incident, pa kontakte. Më i riu ishte thirrur dhe paralajmëruar, siç duhet, kur ka një ankesë. Fqinjë, qetësohuni, në atë qëllim. Me ta u zhvillua bisedë. Përleshje anjëherë nuk ka pasur”, kanë sqaruar nga MPB-ja. 

Siç informojnë nga MPB-ja, viktimat nga Demir Kapia janë të moshës 72 dhe 34 vjeç. 

“Sot në orën 6:50 në zyrën e policisë në Demir Kapi u raportua se në shtëpinë e tyre me plagë të rënda nga arma e zjarrit janë gjetur B.M.(34) dhe M.K. (72), të dy nga Demir Kapia. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga ndihma e shpejtë, ndërsa në koordinim me prokurorinë publike në vendin e ngjarjes është kryer hetim”, njoftuan nga MPB-ja. 

Lajmi për vrasje dhe vetëvrasje e tronditi opinionin Demir Kapi dhe Tikvesh.

I tronditur dukshëm kryetari i Komunës së Demir Kapisë, Llazar Petrov, ka konfirmuar për MIA-n se ka ndodhur një fatkeqësi, por nuk ka mundur të japë detaje rreth rastit. Ai shprehu keqardhjen dhe pret që hetimi të tregojë se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Sipas informacioneve të para, i moshuari nga Demir Kapia pas një debati të mëparshëm ka qëlluar me armë fqinjin që banonte sipër tij në një pallat dhe më pas ka vrarë veten.