Power: Kosova dhe Serbia të intensifikojnë përpjekjet për normalizimin e raporteve

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t`i intensifikojnë përpjekjet e tyre për normalizim të marrëdhënieve në procesin e Brukselit.

Në konferencën e përbashkët për medie me presidenten Osmani, ajo ka thënë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të ndihmonte në normalizimin e raporteve në mes të dy vendeve.

Biseduam për përparimin në normalizimin e raporteve me Serbinë, kompleksiteti i këtij dialogu të gjithë e kanë parasysh. Kam dëgjuar vazhdimisht se kosovarët besojnë se kjo është rruga e duhur që duhet të vijojë vendi i tyre. Në takimet me kryeministrin dhe Osmanin kam theksuar mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për normalizim dhe kam inkurajuar që Kosova dhe Serbia të intensifikojnë përpjekjet që ta shpejtojnë rrugën drejt normalizimit. Themelimi i Asociacionit do t’i ndihmojë normalizimit të raporteve dhe zhvillimit ekonomik dhe biznesit”, ka thënë Power.

Zyrtarja e lartë amerikane është shprehur e lumtur me të arritur e Kosovës.

Ajo ka thënë është e vështirë që të gjej fjalët që të shpreh se në çmasë ka ndryshuar Kosova nga viti 1999.

Është një Kosovë e ndryshme nga ajo që kam parë herën e fundit, e kjo ka ndodhur si rezultat i në vendosmërie të hekurt të popullit të këtij vendi. Po e lë Kosovën me një optimizëm të madh për të ardhmen e saj, ky vend i ri ka hedhur hapa gjigand gjatë kësaj kohe”, ka deklaruar Power.

Sipas saj, procesi i normalizimit do të ndihmonte të dy vendet.

Si një Zyrtare e Lartë e Administratës Biden që vizitoj Kosovën po ashtu kam ardhur të rifuqizojë mesazhin që Administrata Baden ka dhënë në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të cilat do të prodhojë normalizim të marrëdhënieve që do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën dhe Serbinë. Normalizimi do të jetë shumë shumë i mirë”.