Realizohet takimi i Presidentes me shefen e USAID-it, Osmani falënderon shefen për mbështetje

Ka filluar takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Zyrtarja e lartë amerikane dje ka marrë pjese në shpalljen e ankandit të parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MË.

Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrit Kurti, zyrtarja amerikan ka bërë me dije se Kosova duhet të jetë palë konstruktive në procesin e dialogut me Serbinë.

Ajo ka thënë se Kosova në këtë proces duhet t`i zbatojë të gjitha marrëveshje, përfshirë Asociacionin.

Edhe në Prishtinë, ajo qëndroi në këtë vijë. “Si një Zyrtare e Lartë e Administratës Biden që vizitoj Kosovën po ashtu kam ardhur të rifuqizojë mesazhin që Administrata Baden ka dhënë në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të cilat do të prodhojë normalizim të marrëdhënieve që do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën dhe Serbinë. Normalizimi do të jetë shumë shumë i mirë”, ka thënë Power.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, për mbështetjen që po i jep Kosovës.

Në një konferencë për media, pas takimit, ajo ka thënë se Power është një mike e çmuar për shtetin e Kosovës.

Ajo ka thënë se USAID-i për dy dekada ka qëndruar në krah të Kosovës.

“Ju keni qenë dhe mbeteni një mike e çmuar për ne. Këto takime bëhen të veçanta kur presim miqtë që kanë lidhje të ngushtë me popullin tonë. Dua të falënderoj për punën tënde të atëhershme dhe për punën e jashtëzakonshme që bën tani”, ka thënë Osmani, raporton Telegraf.

Më tej, shefja e shtetit ka thënë se në rrugën e saj demokratike Kosova çdo herë është mbështetur te ShBA-ja.

Jam krenare që Republika e Kosovës gjithmonë ka zgjedhur demokracinë dhe rrugën euroatlantike. Ne jemi mbështetur gjithmonë tek ju, por edhe ne ju lutemi që të mbështetni tek si një partner”, ka thënë Osmani.