Një pjesë e madhe e qytetarëve s`mund t`i mbulojnë harxhimet mujore!
Shkup, 10 maj – Ditë e më shumë po shtohet numri i qytetarëve që nuk po mundet t’ia dalin me shpenzimet mujore në raport me të ardhurat minimale që disponojnë. Afër 2/3 e qytetarëve nuk fitojnë aq sa duhet për t`i mbuluar harxhimet mujore hulumtimin e fundit të opinionit që për “Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup. Sipas anketës 60.8% e qytetarëve kanë deklaruar se të ardhurat mujore nuk i mbulojnë nevojat gjatë muajit, derisa 34.6% kanë theksuar se mbulojnë harxhimet. Sipas “Detektor” nuk ka dallim të madh nga anketa e njëjtë që është zbatuar në vitin 2020. Kjo nënkupton që tre vite më vonë gjendja nuk është përmirësuar fare, vetëm sa është keqësuar edhe më shumë. Paga minimale është e pamjaftueshme për të mbuluar as gjysmën e shpenzimeve të shportës sindikale, kjo tregon qartazi standardin e përkeqësuar jetësor në Maqedoninë e Veriut. Dhe, kjo gjendje dita ditës rritë numrin e qytetarëve të dëshpëruar që nuk mund t’ia dalin asesi. Pastaj, kjo përkthehet me një reagim të vrullshëm, ku pahamendje numër i madh i qytetarëve posaçërisht të rinjve vendosin ta braktisin vendin, duke shkuar drejt një vendi që ofron perspektive dhe siguri fizike, sociale, e ekonomike për të ardhmen e tyre, shkruan Zhurnal.
2/3 e qytetarëve s`mund t`i mbulojnë harxhimet mujore
Afër 2/3 e qytetarëve nuk fitojnë aq sa duhet për t`i mbuluar harxhimet mujore hulumtimin e fundit të opinionit që për “Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup. Sipas anketës 60.8% e qytetarëve kandë deklaruar se të ardhurat mujore nuk i mbulojnë nevojat gjatë muajit, derisa 34.6% kanë theksuar se mbulojnë harxhimet. Sipas “Detektor” nuk ka dallim të madh nga anketa e njëjët që është zbatuar në vitin 2020.
Sipas “Detektor”, 63.1% e qytetarëve kanë deklaruar se nuk shfrytëzojnë kreditë. Ata që shfrytëzojnë, vendosin për kredi konsumatore. Kredia banesore më së shumti shfrytëzohet nga të anketuarit e moshës 30 – 39 vjec, kurse ajo konsumatore të moshës 40 – 49 vjec, kurse për kredi të shpejta përcaktohen të papunët dhe studentët.
80.3% e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur se nuk do të merrnin kredi të shpejta, që miratohet më shpejtë, por ka interes më të lartë, derisa 10.2% thonë se do të merrnin një kredi të tillë. Afër 2/3 e qytetarëve ose 65.3%, anë të mendimit se shteti duhet që në mënyrë plotësuese të rregullojë kushtet dhe mënyrat e marrjes së kredive të shpejta. Anketën për “Detektor”, nga 27 deri më 30 Mars, e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup, me 1.117 të anketuar.
Pagat minimale duhet të rriten ende, sepse shpenzimet janë tejet të larta –
Krahas, shpenzime të rritura edhe pagat minimale në harmonizim me pagat tjera duhet të rriten në të kundërtën, poqë nuk u rriten pagat do të rritet dëshpërimi i qytetarëve. Posaçërisht të rinjve që nuk do vendosin të vazhdojnë të mbijetojnë në këtë vend me gjithë këto vështirësi, por do të zgjedhin të largohen e ta braktisin vendlindjen në kërkim të një jete normale, madje jo një jetë më të mirë sepse këtu nuk e kanë fare mirë.
Ndryshe, me këtë dinamikë ekonomike numri i qytetarëve të varfër vetëm se do të rritet edhe më shumë, ndërkaq ata që veçmë janë të varfër do ta kenë edhe më të vështirë të përballen me shpenzimet e përditshme që tashmë janë veçse me çmime shumëfish më të larta.
Situatë jo e lehtë për tu përballuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pasi rritja e çmimeve u bë traditë e zakonshme madje edhe javore që çdo javë pothuajse kishte ndryshim çmimesh, nuk dihej se cilat masa dhe çfarë ndikimi kishin ato masa antikrizë të marra nga Qeveria, sepse në praktikë secili qytetarë është në krizë të thellë. Shpenzimet mujore me të hyrat janë në një diskrepancë shumë të madhe me çka qytetarët edhe po dëshpërohen dhe shpresë po kërkojnë jashtë vendit.
Shpresa e ka humbur rrugën në Maqedoninë e Veriut, madje është absurditet të dëgjohet prej ndokujt që shpreson që gjendja do të ndryshoj në aspekt pozitiv. Të rinjtë nuk shohin të ardhme, të punësuarit të pa kënaqur me pagat, të moshuarit me pensione që as për kontrolle mjekësore nuk janë të mjaftueshme.
Pra, e gjithë kjo katrahurë shkakton krizë edhe më të thellë në Maqedoninë e Veriut, që do të futemi në “krizë qytetarësh”, ku vendi do të zbrazet dhe do të bëhet i pa banueshëm. /Zhurnal.mk

