Shqiptohen 140 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
Shkup, 10 maj – Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.
Në këtë aksion janë sanksionuar 140 shoferë, prej tyre tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 88 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 52 shoferë jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

