Përplaset nga makina një grua në aksin Laç-Milot, e rëndë gjendja e saj

Një grua është përplasur nga makina në aksin e vjetër Laç-Milot në afërsi të stadiumit dhe është në gjendje të rëndë, sipas burimeve. Ajo ishte duke kaluar rrugën në këmbë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Nuk dihet ende identiteti i  së plagosurës që u dërgua në spital.