Bekteshi: Përmirësojmë standardin e qytetarëve, 13 për qind rritje e pagës mesatare në muajin shkurt

Shkup, 20 prill – Rreth 13 për qind rritje e pagës mesatare në vend, përmirësiojmë standardin e jetesës së qytetarëve, rrisim pagat”, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Fejsbuk pasiqë Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) publikoi të dhënat për pagën mesatare neto të paguar për muajin shkurt.

Sipas të dhënave të ESH-së, paga mesatare neto në shkurt 2023 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar ka shënuar rritje prej 13 për qind dhe arrin në 33.720 denarë.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i rritjes rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Ndërtimtari 21.3 për qind, Informimi dhe komunikimi 18.5 për qind dhe Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor 16.5 për qind.

Gjithashtu, paga minimale nga muaji mars është rritur për 2.175 denarë dhe arrin në 20.175 denarë.