Në Shkup sanksionohen 203 shoferë, 63 për vozitje të shpejtë
Shkup, 12 prill – Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 203 sanksione që kryhen nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup.
Siç informon MPB-ja, për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar janë shqiptuar 63 sanksione, tetë masa për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, ndërsa 32 sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve.
Janë shqiptuar 18 sanksione për parkim jo të rregullt të automjeteve, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesë gjoba për mosdhënie të përparësisë për kalim të këmbësorëve…
“Kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojmë rregullat e trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

