Sulmi ndaj Valon Sylës, Policia jep detaje
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur të martën në ora 22:29, në rrugën “Ilir Durmishi” në Prishtinë.
“Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar, ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të panjohur e kanë sulmuar fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin policor.
Më tej bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante policore.
Ndryshe, për sulmin ndaj Sylës kanë reaguar liderë shtetërorë, pastaj nga partitë politik e Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

