Policia aksion në Vlorë, gjendet një skaf dhe një fugon në grykëderdhjen e Vjosës

Një mjet lundrues tip skaf dhe një automjet tip furgon janë gjetur në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës në fshatin Poro të Vlorës.

Sipas burimeve gomonia do shërbente për trafikim të lëndëve narkotike, por sipas raportimeve në brendësi të skafit dhe furgoni nuk është gjetur asgjë.

Policia është duke vijuar kërkimet në zonë, ndërsa dyshohet se mjetet mund të përdoreshin për lëndë narkotike.