Nënshkruhet marrëveshja për modernizim të turbinave me avull në “Kosova B”

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe “General Electric” (GE) kanë nënshkruar marrëveshjen për modernizimin e turbinave me avull në termocentralin “Kosova B”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nënshkrimi i sotëm i kësaj marrëveshje shënon një ngjarje të rëndësishme për KEK-un.

“Jemi këtu për ta shtruar rrugën legjislative dhe strategjike për sektorin e energjisë. Nënshkrimi i sotëm shënon një ngjarje të rëndësishme për një ndër shtyllat kryesore të energjisë në Kosovë, KEK-un”, tha ai.

Ndryshe, KEK-u ka shpallur tender në vlerë mbi 56 milionë euro për modernizimin e turbinave të bllokut B1 dhe B2 të Termoncentralit “Kosova B”, ndërkaq puna në modernizimin e këtyre turbinave pritet të fillojë më 30 dhjetor 2023.